Ndërlidhjet

Gordon Braun do të tërhiqet



Kryeministri i Britanisë Gordon Braun tha se do të tërhiqet nga kreu i Partisë Laburiste.

Braun tha se ai dëshiron që pasardhësi i tij të vijë në krye të laburistëve deri në konferencën partiake në shtator.

Braun i bëri këto komente në një deklaratë, me ç'rast gjithashtu tha se partia e tij është e gatshme t'i zhvillojë bisedimet formale me Liberaldemokratët.

"Si lider i partisë sime, unë duhet ta pranoj se rezultati i zgjedhjeve është gjykim për mua", tha Braun.
XS
SM
MD
LG