Ndërlidhjet

Moratinos: Ka marrëveshje për konferencën e Sarajevës



Është arritur marrëveshja që Konferenca e Sarajevës në qershor të mbahet si takim jozyrtar i të gjitha palëve, ashtu siç mbahen takimet ministeriale të BE-së, ka thënë shefi i diplomacisë spanjole, Migel Anhel Morations.

"Mund t'u konfirmoj se konferenca në Sarajevë është përgatitur mirë, dhe se është arritur marrëveshje për formulën Gymnich që do të zbatohet", ka thënë ai.

Moratinos ka shtuar se kontributi më i mirë i presidencës spanjole të BE-së për Ballkanin perëndimor është konferenca në Sarajevë.
XS
SM
MD
LG