Ndërlidhjet

Irak: Gjendje gatishmërie pas vrasjes së 100 vetave



Forcat e sigurisë irakiane janë në gjendje të lartë gatishmërie pas sulmeve me bomba, që vranë mbi 100 njerëz e plagosën rreth 350 të tjerë.

Dita e djeshme ka qenë dita më e përgjakshme për Irakun që nga fillimi i këtij viti. Shtetet e e Bashkuara kanë kryesuar në mesin e vendeve dhe organizmave ndërkombëtare që kanë dënuar sulmet.

Sulmet “nuk do të jenë në gjendje të zhvlerësojnë besimin e irakianëve tek qeveria dhe forcat e tyre të sigurisë” thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
XS
SM
MD
LG