Ndërlidhjet

SHBA: Karzai darkon me Klinton në fillim të vizitës



Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka zhvilluar një darkë pune me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, në fillim të vizitës së tij katër ditore në SHBA. Karzai do të takohet me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Bisedimet mes delegacionit afgan, të kryesuar nga presidenti Karzai, dhe palës amerikane do të fokusohen në shqetësimet afgane për viktimat civile gjatë operacioneve të forcave ndërkombëtare kundër talibanëve si dhe shqetësimet amerikane për korrupsion dhe qeverisje të dobët në Afganistan.

Ambasadori amerikan në Afganistan, Karl Ajkenbërri, tha se dy qeveritë kanë rënë dakord rreth kushteve që duhet të përmbushin luftëtarët që duan të shkëputen nga militantët.

“Mendoj se aktualisht është e qartë për të dyja qeveritë tona se cilat duhet të jenë parimet për ecjen përpara me pajtimin. Këto parime janë të njohura”, tha Ajkenbërri.

Vizita e presidentit afgan vjen pas një periudhe tensioni në raportet mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG