Ndërlidhjet

Obama aktivizon paktin me Rusinë



Presidenti amerikan, Barak Obama, ka riaktivizuar propozim marrëveshjen për bashkëpunim me Rusinë në fushën e energjisë bërthamore. Bëhet fjalë vetëm për projekte, ku energjia bërthamore përdoret për qëllime jo ushtarake.

Dokumenti i është dërguar Kongresit për miratim. Propozim marrëveshja është lënë mënjëanë pas luftës së vitit 2008 mes Gjeorgjisë dhe Rusisë. Obama përmes një deklarate theksoi se gjendja në Gjeorgji nuk duhet të vlerësohet edhe më tej si pengesë për miratimin e marrëveshjes.

Presidenti amerikan shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia e kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin.
XS
SM
MD
LG