Ndërlidhjet

Ylli i muzikës, Lena Horne ndahet nga jeta



Këngëtarja legjendare e muzikës xhaz, Lena Horne, është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare.

Horne u bë e njohur në vitet ‘40 me këngën “Stormy weather” duke qenë dhe këngëtarja e parë me ngjyrë që interpretonte me një grup muzikor të bardhë.

Presidenti Obama e vlerësoi Horne si një nga “artistët më të dashur” amerikanë, që ka ngrohur një numër pafund zemrash me “zërin e bukur dhe interpretimin dramatik”. Presidenti amerikan vlerësoi lart dhe mbështetjen e Horne për barazi racore.
XS
SM
MD
LG