Ndërlidhjet

14 të vrarë nga sulmet amerikane



Së paku 14 veta kanë vdekur në veriperëndim të Pakistanit, pranë kufirit afgan, pas sulmeve amerikane me raketa. Së paku 12 raketa janë hedhur në një qendër, e cila sipas autoriteteve pakistaneze përdorej nga militantët. Identiteti i të vrarëve nuk është bërë i njohur.

Sulmet amerikane në Vazirsitan janë të fundit në serinë e aksioneve të ndërmarra në zonat fisnore përgjatë kufirit pakistanezo-afgan, që nga sulmi i dështuar në Tajms Skueër të Nju Jorkut më 1 maj.

Autori i sulmit ishte një amerikano-pakistanez i aftësuar në këto zona.
XS
SM
MD
LG