Ndërlidhjet

Papa viziton Portugalinë



Papa Benedikti i XVI-të ka filluar një vizitë katër ditore në Portugali. Papa pritet të transmetojë mesazhin e shpresës në vendin më të varfër të Evropës perëndimore.

Gjatë ditës, ai do të mbajë, në një nga sheshet e Lisbonës, një mesh të hapur për qindra mijëra njerëz. Portugalia është një vend me shumicë dërrmuese katolike, por vetëm 2 milionë nga 10.6 milionë banorë e cilësojnë veten si besimtarë praktikantë.
XS
SM
MD
LG