Ndërlidhjet

Britani: Vazhdojnë bisedimet për qeverinë



Dy partitë më të mëdha në Britani po vazhdojnë ndaras bisedimet me Partinë Liberal Demokrate lidhur me mundësinë e krijimit të qeverisë.

Në zgjedhjet e 6 majit në Britani asnjë nga partitë nuk ka marrë shumicën e nevojshme për të qeverisur, ndaj po përpiqen për të krijuar koalicion qeverisës me partinë e tretë, atë liberal-demokrate.

Konservatorët kanë marrë më shumë vende në Parlament, por biseidmet mes liberal-demokratëve dhe laburistëve janë hapur pas vendimit të Gordon Braunit për tu larguar nga drejtimi i partisë. Nik Kleg, drejtues i Partisë Liberal-Demokrate tha se largimi i Braunit “është element i rëndësishëm në negociata”.

Reforma zgjedhore është një nga kërkesat kyçe të liberal-demokratëve, kërkesë për të cilën konservatorët kanë premtuar hedhjen në referendum.
XS
SM
MD
LG