Ndërlidhjet

Iran: Familjarët do vizitojnë tre amerikanët e burgosur



Ministria e Jashtme e Iranit njofton se do t’i lejojë nënat e tre amerikanëve të burgosur në Teheran që të vizitojnë fëmijët e tyre. Shefi i diplomacisë iraniane, Mançur Motaki, tha se vendimi u morr mbi baza humanitare.

Irani ka akuzuar Shejn Bauer, Sara Shurd dhe Xhosh Fatal për spiunazh dhe lidhje me shërbimet amerikane të zbulimit.

Familjet e tyre dhe qeveria amerikane i kanë hedhur poshtë akuzat.

Në fillim të këtij viti presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, propozoi shkëmbmin e të burgosurve amerikanë me iranianët që mbahen në burgjet amerikane.
XS
SM
MD
LG