Ndërlidhjet

logo-print

Kjev: Protesta kundër Janukoviçit



Rreth 2000 veta, mbështetës të opozitës pro perëndimore në Ukrainë, kanë protestuar para parlamentit. Protesta ishte në shenjë kundërshtimi ndaj politikave të presidentit Janukoviç, që ka afruar vendin me Rusinë. “Janukoviç, ndal shitjes së Ukrainës” ishte një nga parrullat e protestuesve.

Në afërsi të protestës së parë disa qindra vetë shprehnin mbështetjen për Janukoviçin. Rreth 1000 policë kanë mbajtur të dyja grupet ndaras.
XS
SM
MD
LG