Ndërlidhjet

logo-print

Basha – Rexhepi: Bashkë kundër krimit



Ministrat e brendshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Lulzim Basha e Bajram Rexhepi, janë takuar gjatë ditës në Tiranë. Në paraqitjen para mediave, Basha dhe Rexhepi folën për angazhimin e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Basha theksoi se Shqipëria do të vërë në dispozicion të gjitha burimet që mund të ndihmojnë Kosovën në procesin e heqjes së vizave me vendet e hapësirës Shëngen.

Rexhepi premtoi forcimin e bashkëpunimit mes policive kufitare të të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG