Ndërlidhjet

Athina i kërkon ndihmat e para



Qeveria e Greqisë ka kërkuar t'i paguhet kësti i parë i ndihmës financiare ndërkombëtare, gjë që ka shkaktuar tronditje në bursat për shkak të dyshimeve se masat nuk do të jenë të mjaftueshme për zgjidhjen e krizës së borxheve.

Indeksi në bursat në Azi dhe Evropë shënoi rënie, ndërsa euroja u dobësua në tregun financiar pas forcimit të djeshëm.

Qeveria e Greqisë pret që pagesa e këstit të parë prej 20 miliardë dollarëve nga BE-ja dhe FMN-ja të bëhet brenda këtij muaji.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë siguruar gjithsejt 750 miliardë euro për të ndihmuar vendet e rrezikuara.

Vetëm Greqisë i janë garantuar 110 miliardë euro ndihma, me kusht që të zbatojë masa të rrepta të kursimit dhe të zvoglojë deficitin e buxhetit.
XS
SM
MD
LG