Ndërlidhjet

Medvedev synon të ringjallë ndikimin rus në Lindjen e Mesme



Dimitri Medvedev e ka shfrytëzuar vizitën e parë të një presidenti të Rusisë në Siri për ta ringjallur ndikimin e Moskës në këtë rajon strategjik.

Në deklaratën e përbashkët pas dy ditë të bisedimeve, Medvedev dhe presidenti sirian Bashar al-Asad u zotuan të angazhohen për zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit.

Ata i bënë thirrje Izraelit të tërhiqet nga Rrafshnalta e Golanit, pjesë e Sirisë, të cilën Izraeli e aneksoi në vitin 1981, si dhe “të gjitha territoret arabe të pushtuara në qershor, 1967”.

Medvedev gjithashtu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të luajnë rol më aktiv në përpjekjet paqësore në Lindjen e Mesme, ku siç tha ai, situata “po përkeqësohet”.

Unë e shoh rolin e Rusisë në shftrytëzimin e aftësive tona për t’i mbajtur kontaktet me të gjitha palët në konflikt dhe vendet tjera. Në këtë kuptim, Rusia është e gatshme ta bëjë pjesën e saj. Por, jam dakord me me homologun tim se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një qëndrim më aktiv”, tha Medvedev.

Medvedev premtoi se bashkëpunimi ushtarak me Sirinë do të vazhdojë në pajtim me “interesat e përbashkëta dhe obligimet ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG