Ndërlidhjet

Berlin: Partitë në pushtet kërkojnë hetime për krizën e euros



Partia e koalicionit qeverisës në Gjermani, Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe Liberalët (FDP), kanë kërkuar të formohet një komision hetues parlamentar, i cili do t’i shqyrtonte shkaqet e krizës së valutës së përbashkët evropiane, euros.

Deputetët e këtyre partive thonë se Greqia hyri në eurozonë në saje të të dhënave të gabuara, dhe duan që të hetohet se kush e mban përgjegjësinë.

Deputetët thanë se situata në Greqi dhe kriza e euros i shqetëson në masë të madhe edhe qytatarët gjermanë, prandaj do ishte normale që komisioni i Bundestagut të hetojë se si u acarua situata deri në këtë masë.
XS
SM
MD
LG