Ndërlidhjet

Hiri vullkanik mbi Spanjë, Marok dhe Turqi



Hiri vullkanik nga Islanda sot i ka detyruar autoritetet që t'i mbyllin aeroportet në Spanjë dhe Marok, si dhe të mbyllin hapësirën ajrore mbi Turqi.

Tre aeroporte në Spanjën jugore dhe katër në Ujdhesat Kanare u mbyllën.

Maroku i mbylli pesë aeroporte mëngjesin e sotëm, ndërsa fluturimet nga Stambolli u pezulluan për disa orë.

Deri tash hiri vullkanik i kishte prekur vetëm aeroportet e Evropës.

Meteorologët thonë se deri sa të pushojë erupcioni i vullkanit në Islandë, aviacioni në Evropë do të ndikohet shumë nga erërat që e përhapin hirin.
XS
SM
MD
LG