Ndërlidhjet

Nafta bie nën 76 dollarë për fuçi



Çmimet e naftës sot kanë rënë nën 76 dollarë për një fuçi, pasi dobësimit të sërishëm të valutës së përbashkët evropiane, euros.

Në bursën e Londrës, nafta e papërpunuar u tregtua për 75,54 dollarë për fuçi.

Çmimin më të lartë në 18 muajt e fundit prej 87,15 dollarë, nafta e arriti javën e kaluar kur kriza evropiane e borxheve e lëkundi besimin e investitorëve në euron.

Analistët presin që paketa evropiane prej 1,000 miliardë euro përkohësisht do t'i stabilizojë çmimet e akcioneve në Evropë, por euro do të dobësohet, dhe kjo do të ndikojë në rënien e çmimit të naftës.
XS
SM
MD
LG