Ndërlidhjet

Klinton: SHBA nuk braktisin Afganistanin



Shtetet e Bashkuara u zotuan sot të mos e braktisin Afganistanin.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton i bëri këto komente gjatë bisedimeve me presidentin afgan Hamid Karzai.

Ajo tha se Uashingtoni është i përkushtuar ndaj Kabulit, dhe se dy palët mund të kenë mospajtime pa i prishur lidhjet.

Bisedimet e delegacionit afgan dhe palës amerikane do të fokusohen në shqetësimet afgane për viktimat civile gjatë operacioneve të forcave ndërkombëtare kundër talibanëve, si dhe shqetësimet amerikane për korrupsion dhe qeverisje të dobët në Afganistan.
XS
SM
MD
LG