Ndërlidhjet

52 të vdekur në minierën në Rusi



Zyrtarët rusë të emergjencës thanë se bilanci i të vdekurve nga shpërthimet në minierën e qymyrgurit në Siberi është rritur në të paktën 52, ndërsa dhjetra minatorë të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Kryeministri Vladimir Putin ka udhëtuar në rajonin Kemerevo, ku ndodhet miniera Raspadskaja, që është më e madhja në Rusi.


Më shumë se 350 minatorë ishin në galeritë e nëntokës kur ndodhi shpërthimi i parë të shtunën në mbrëmje.

Zyrtarët thanë se ndezja e gazit të metanit dhe pluhurit të qymyrit po hetohen si shkaqe të fatkeqësisë.
XS
SM
MD
LG