Ndërlidhjet

logo-print

Vajzat afgane sulmohen me gaz



Zyrtarët thanë se dhjetra nxënëse në Afganistan janë pranuar sot në spital pas dy sulmeve të dyshuara me gaz në shkolla.

Homajun Hamosh, drejtues i spitalit në qytetin verior Kunduz, tha se 30 vajza në Kunduz dhe gjashtë në Kabul janë pranuar në spital.

Njëra nga nxënëset e sëmura në Kunduz tha se një njeri me maskë i veshur me tesha të zeza, kishte hedhur një shishe në afërsi të shkollës.

Sipas saj, dukej sikur nga shishja po dilte shkumë.

Sulmet e sotme janë të fundit në vargun e incidenteve në shkollat e vajzave, në të cilat zyrtarët thonë se mund të jenë përdorur substanca helmuese.
XS
SM
MD
LG