Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re



Zyrtarë të lartë të partisë Laburiste në Britani kanë thënë se po zbehen bisedimet për formimin e qeverisë së koalicionit me partinë e Liberal-Demokratëve.

Raportet thonë se dështimi i bisedimeve ndërmjet dy palëve me siguri mund t’i hapë rrugën marrëveshjes së Liberal Demokratëve me Konservatorët, që lideri i konservatorëve Dejvid Kamerun të zëvendësojë kryeministrin laburist, Gordon Braun.

Të dyja partitë, ajo Konservatore dhe Laburiste po përpiqen të bien dakord për formimin e qeverisë së re me Liberal Demokratët, të cilët dolën të tretët në zgjedhjet që prodhuan një parlament pa shumicë absolute.
XS
SM
MD
LG