Ndërlidhjet

Gjermania zgjat mandatin e trupave në Kosovë



Qeveria e Gjermanisë tha se do t'i mbajë trupat në Kosovë edhe të paktën për një vit, si pjesë e misionit paqëruajtës të NATO-s.

Zëdhënësi i qeverisë, Krishtof Stigmans, tha se kabineti e ka miratuar zgjatjen e mandatit të trupave, dhe njëkohësisht e ka zvogluar numrin maksimal të ushtarëve në 1,000 nga 3,500.

Ai tha se Gjermania aktualisht ka rreth 1,500 trupa në Kosovë.

Parlamenti gjerman pritet ta miratojë mandatin gjatë disa javëve.
XS
SM
MD
LG