Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Dërgesa ruse e S-300 në Iran i dëmton lidhjet



Një këshilltar i lartë i presidentit Barak Obama tha se SHBA-të ia kanë bërë të qartë Rusisë se shitja e sistemit kundërajror Iranit do të kishte ndikim serioz në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës.

Geri Samor, koordinator për kontrollin e armatimit në Shtëpinë e Bardhë, tha se ai do të befasohej nëse Rusia do t’a dërgonte sistemin mbrojtës kundërajror S-300, të cilin Irani e ka porositur në vitin 2007.

Sistemet S-300 janë të afta të rrëzojnë aeroplanë, raketa kryqëzuese dhe raketa balistike.
XS
SM
MD
LG