Ndërlidhjet

Pentagon: Tërheqja nga Iraku mbetet sipas planit



Departamenti i Mbrojtjes në SHBA tha se tërheqja e planifikuar e trupave amerikane nga Iraku mbetet e pandryshuar, dhe nuk është shtyrë për shkak të dhunës apo vështirësive për formimin e qeverisë së re në Irak.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Morrell, u tha gazetarëve se ushtria e SHBA-ve ka reth 94.000 trupa në Irak, dhe se do t’i reduktojë në 50.000 deri në shtator, siç është zotuar presidenti Barak Obama.

Morrell shtoi se numri i trupave amerikane në Irak pritet të bjerë në 91.000 deri në fund të majit.
XS
SM
MD
LG