Ndërlidhjet

Kili: Arrestohet pakistanezi që u gjet me gjurmë eksplozivi



Gjykata në Kili ka urdhëruar që një pakistanez të mbahet nën masa të rrepta sigurie në bazë të ligjeve anti-terroriste, pasi ai u arrestua në ambasadën amerikane në Santiago, për shkak se iu gjetën gjurmë eksplozivi.

Zyrtarët thenë se 28 vjeçari, i identifikuar si Muhamad Saif-ur-Rehman Kan, është arrestuar nga policia e Kilit të hënën, pasi detektorët në ambasadën e Shteteve të Bashkuara kishin zbuluar gjurmë të materialit për prodhimin e bombës.
XS
SM
MD
LG