Ndërlidhjet

logo-print

Libi: 104 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit



Një aeroplan i udhëtarëve është rrëzuar sot në Libi, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 njerëzve.

Kompania Afriqiyah Airway tha se në aeroplanin që ishte nisur nga Johanesburgu kishte 104 njerëz, 93 udhëtarë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.

Kompania libiane tha se aeroplani Airbus A330 kishte “një aksident gjatë aterimit në aeroportin e Tripolit”, por tha se nuk ka informata se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin.

Aeroplani duhej të fluturojë në Londër pas ndalesës në Tripoli.
XS
SM
MD
LG