Ndërlidhjet

logo-print

Katër të vrarë në Maqedoni



Policia e Maqedonisë tha se katër vetë janë vrarë nga shkëmbim zjarri ndërmjet policisë dhe një grupi të armatosur në afërsi të kufirit me Kosovën.

Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, tha se katër personat janë vrarë në rrethinën e fshatit Radushë, kur policia i pengoi gjatë përpjekjes për të trafikuar armë përtej kufirit me Kosovën.

Kotevski tha se katër njerëzit ishin duke udhëtuar me një furgon, në të cilin është gjetur sasi e madhe armatimi dhe eksplozivi.

“Ne u zumë pusinë, njerëzit brenda makinës hapën zjarr dhe policia u përgjigj, duke vrarë katër prej tyre”, i tha Kotevski agjencisë AFP.

Në Prishtinë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk kanë asnjë informacion se mund të ketë pasur incidente në pjesën kosovare të kufirit me Maqedoninë.
XS
SM
MD
LG