Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet ushtari rumun



Zyrtarët e Mbrojtjes në Bukuresht thanë se një ushtar i Rumanisë e ka humbur jetën në Afganistan.

Ministria e mbrojtjes tha se ushtari ishte plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine anti-personale.

Ai është transportuar në bazën Lagman, ku ka ndërruar jetë.

Ky është ushtari i 13 rumun që e humb jetën në Afganistan, ku Rumania ka 1.123 trupa, të cilat deri në shtator pritet t'i rritë në 1.800.
XS
SM
MD
LG