Ndërlidhjet

logo-print

Rusia do ndërtojë central bërthamor në Turqi



Ankaraja dhe Moska nënshkruan sot marrëveshjen, që Rusia të ndërtojë një central bërthamor në Turqi. Vlera e projektit shkon në mbi 20 miliardë dollarë. Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës në Turqi të presidentit rus, Dimitri Medvedev.

Kjo është një nga disa marrëveshjet që pritet të nënshkruhen mes dy vendeve në fushën e energjisë.

Pas takimit me homologun e tij turk, Abdulah Gyl, presidenti rus vlerësoi lart përmirësimin e marrëdhënieve në atë që ai e cilësoi si “lidhje strategjike” mes dy shteteve.
XS
SM
MD
LG