Ndërlidhjet

Athinë: 19 maji, grevë e përgjithshme



19 maji është caktuar si ditë e grevës së përgjithshme nga punëtorët grekë. Vendimi i sotëm i sindikatave është marrë pas miratimit nga qeveria të planit të shpëtimit, që përfshin shumë shkurtime në shpenzimet buxhetore. Greva e 19 majit llogaritet se do të bllokojë të gjitha fluturimet nga dhe drejt Athinës, do të bllokojë transportin detar madje dhe ministritë do të jenë të mbyllura.

Greva organizohet nga dy sindikatat më të mëdha në vend, që përfaqësojnë sektorin publik dhe atë privat grek.
XS
SM
MD
LG