Ndërlidhjet

Filloi takimi Obama-Karzai



Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka filluar në Shtëpinë e Bardhë takimin me homologun e tij amerikan, Barak Obama. Karzai gjendet në SHBA për një vizitë katër ditore.

Të martën Karzai u takua me ushtarët amerikanë që janë plagosur në Afganistan gjatë një vizite që bëri në qendrën mjekësore ushtarake në Uashington.

Po dje, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, u zotua se Shtetet e Bashkuara nuk do ta braktisin Afganistanin.
XS
SM
MD
LG