Ndërlidhjet

SHBA humbin shumë informata nga sulmet kibernetike



Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes tha se Shtete e Bashkuara rregullisht po humbin të dhëna të shumta të informatave, përfshirë informatat e ndjeshme, për shkak të sulmeve kibernetike në sistemet e saj nga organizatat kriminale, agjencitë e huaja të spiunazhit dhe terroristët e dyshuar.

Xhejms Miler, nënsekretar për politikën e Mbrojtjes, tha se sistemet e kompjutorëve në SHBA, mijëra herë në ditë po hetohen për dobësinë e tyre.

Ai tha se më shumë se 100 agjenci të huaja spiunazhi besohet se punojnë për të siguruar qasje në sistemet kompjuteristike amerikane.
XS
SM
MD
LG