Ndërlidhjet

SHBA dhe Kina diskutojnë mbi sanksionet për Iranin



Departamenti i Shtetit tha se Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, dhe një zyrtar kinez janë dakorduar se është bërë përparim i mirë në drejtim të vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit për shkak të programit bërthamor.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, tha se Klinton dhe këshilltari shtetëror i Kinës, Dai Binguo, kanë biseduar me telefon më shumë se një orë.

Krouli tha se Klinton dhe Binguo diskutuan edhe për Korenë Veriore.
XS
SM
MD
LG