Ndërlidhjet

Obama dhe Karzai prezantojnë frontin e përbashkët



Presidentët Barak Obama dhe Hamid Karzai kanë prezantuar një front të përbashkët, duke thënë se qeveritë afgane e amerikane mbeten të përkushtuara të punojnë bashkë për të mundur Al Kaidën dhe për të ndërtuar një Afganistan të sigurtë dhe stabil.

Obama paralajmëroi për vështirësitë në muajt që vijnë në operacionet ushtarake në provincën Kandahar, por tha se beson që kryengritjes së talibanëve i është ndalur hovi.

Nuk do ta mbarojmë papritmas punën në Afganistan në korrik 2011. Përkundrazi, i theksova presidentit Karzai se partneriteti ynë afatgjatë nuk është thjesht i përkufizuar vetëm me praninë tonë ushtarake. Jam i bindur se do të mund t’i reduktojmë trupat tona në Afganistan duke nisur nga korriku 2011” tha presidenti Obama.

Karzai ndërkohë bëri thirrje për durim për sa i përket luftës kundër korrupcionit.

Ai tha se institucionet qeveritare afgane janë ngritur nga rrënojat, dhe se luftimi i korrupcionit po vazhdon për çdo ditë.
XS
SM
MD
LG