Ndërlidhjet

Kirgizi: Ithtarët e Bakievit pushtojnë ndërtesën qeveritare



Përkrahësit e presidentit të përmbysur të Kirgizisë, Kurmanbek Bakiev, sot e pushtuan selinë e pushtetit lokal në qytetin jugor Osh.

Protestuesit u grindën me rojet, dhe hynë në ndërtesë pas një demonstrate ku morën pjesë disa qindra njerëz.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në vendin e ngjarjes thanë se një njeri është lënduar gjatë hyrjes në ndërtesë.

Demonstrantët kërkonin rikthimin e Bakievit dhe riemërimin e një guvernatori të shkarkuar.

Bakiev tash jeton në Bellorusi.
XS
SM
MD
LG