Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vriten dhjetra militantë



Zyrtarët e policisë thanë se forcat e NATO-s dhe ato afgane kanë vrarë dhjetra kryengritës në operacione të ndara gjatë natës në Afganistanin verior dhe lindor.

Raportohet se në njërin nga sulmet, forcat speciale me helikopterë i kanë goditur kryengritësit, të cilët kishin sulmuar një forcë vullnetarësh afër qytetit verior Kunduz.

Shefi i policisë rajonale Abdul Rezak Jakubi tha se janë vrarë 31 kryengritës.

Në mesin e të vrarëve raportohet të jetë edhe një komandant i talibanëve.

NATO ndërkaq njoftoi se forcat afgane dhe ndërkombëtare kanë vrarë më shumë se 12 kryengritës në Kunduz.

Zyrtarët lokalë thanë se 14 militantë të tjerë janë vrarë në provincën Ghazni.
XS
SM
MD
LG