Ndërlidhjet

Takohet qeveria e re britanike



Kryeministri i ri britanik, Dejvid Kamerun, ka drejtuar të parën mbledhje të kabinetit qeveritar, që nga marrja e detyrës.

Kamerun dhe zëvendëskryeministri Nik Kleg, nga Partia Liberal Demokrate, para takimit kanë pohuar se e konsiderojnë deficitin e buxhetit si çështjen më urgjente.

Dy palët ranë dakord të formojnë qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve, të cilat nuk prodhuan asnjë parti me shumicë absolute në parlament.

Kabineti i ri qeveritar ka 18 ministra konservatorë dhe 5 nga liberal-demokratët. Kjo është qeveria e parë e koalicionit në Britani që nga Lufta e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG