Ndërlidhjet

Vekariç: Së shpejti nis zhvarrimi



“Një gjyqtar hetues do të fillojë procedurat ligjore që do të çojnë në zhvarosjen e kufomave” që gjenden në varrin masiv të zbuluar ditë më parë, deklaroi Bruno Vekariç.

Vekariç, zëvendësprokurori serb për krime lufte, theksoi se në varrin e gjetur pak ditë më parë mund të gjenden deri në 350 kufoma. Hetuesit serbë besojnë se në varrin masiv gjenden trupat e pajetë të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës së viteve 1998-’99.

Kufomat janë transportur dhe varrosur në Serbi për të fshehur gjurmët e krimit. Mbi 1800 persona llogariten ende si të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë
XS
SM
MD
LG