Ndërlidhjet

Graçanicë: Pritet vendimi për 5 punëtorët e Telekomit serb



Pesë punonjësit e Telekomit të serbisë të arrestuar në Graçanicë kanë dalë sot para drejtësisë.

"Personat e dyshuar janë sjell në prokurori, rreth orës 13:15, dhe pritet që në orët e pasdites të jepet vendimi i Gjykatës komunale lidhur me dënimin eventual", ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Ramë Kryeziu. Kryeziu, zëvendëskomandant i stacionit të policisë në Graçanicë, ka theksuar se të pesë të arrestuarit, ishin kapur derisa përpiqeshin të rikthenin në punë transmetuasit e Telekomit të Serbisë.

Të pestë e kanë pranuar veprën e kryer dhe kanë pohuar se janë punonjës të Telekomit të Serbisë. Katër prej tyre janë shtetas të Serbisë dhe një është serb i Kosovës.

Javë më parë, Policia e Kosovës, me kërkesën e ART-së ka mënjanuar transmetuesit e telefonisë të Serbisë që vepronin në mënyrë të paligjshme në Kosovë.
XS
SM
MD
LG