Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: Kriza e euros, mundësi për BE-në



Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se problemet me euron i kanë ofruar BE-së një mundësi më shumë për të forcuar bashkimin ekonomik dhe politik e jo thjesht monedhën.

“Nëse euroja bie, nuk dështon vetëm monedha. Dështon Evropa dhe ideja e bashkimit të Evropës. Ne kemi një monedhë të përbashkët, por jo dhe një union politik e ekonomik të përbashkët. Kjo është ajo që duhet të ndryshojmë dhe mundësia për arritjen e një hapi të tillë qëndron në këtë krizë”, tha Merkel.

Deklarata e kancelares gjermane u bë gjatë një ceremonie ku kryeministri polak u nderua me çmimin për kontributin e dhënë në forcimin e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG