Ndërlidhjet

logo-print

AGPK dënon kërcënimet ndaj Grupit Koha



Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka dënuar porosinë kërcënuese të nxjerrë në sheshin kryesor të Prishtinës, nëpërmjet të cilës synohet të degradohen dy figura të shquara të gazetarisë dhe publicistikës kosovare.

Mbishkrimi “Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi” është mesazh thellësisht linçues, i paprecedent dhe mbi të gjitha një kërcënim i hapur ndaj ish-themeluesit dhe pronares aktuale të Grupit Koha, thuhet në deklaratën e AGPK-së.

AGPK-ja kërkon nga organet kompetente të zbardhin urgjentisht rastin dhe të marrin masa për mbrojtjen e fjalës së lirë dhe të gazetarëve e mediave kosovare.
XS
SM
MD
LG