Ndërlidhjet

Thaçi: Sulmi ndaj Flaka e Veton Surroit, i papranueshëm



Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar vendosjen e një pllake denigruese ndaj Flaka dhe Veton Surroit, në qendër të Prishtinës. Thaçi e cilësoi si “akt të ulët dhe sulm ndaj vlerave të demokracisë”. Ai tha se veprime të tilla janë “të papranueshme”.

Më herët Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka dënuar porosinë kërcënuese, ku siç thuhet, “synohet të degradohen dy figura të shquara të gazetarisë dhe publicistikës kosovare”.

“Mbishkrimi “Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi” është mesazh thellësisht linçues, i paprecedent dhe mbi të gjitha një kërcënim i hapur ndaj ish-themeluesit dhe pronares aktuale të Grupit Koha”, thuhet në deklaratën e AGPK-së.

AGPK-ja kërkon nga organet kompetente të zbardhin urgjentisht rastin dhe të marrin masa për mbrojtjen e fjalës së lirë dhe të gazetarëve e mediave kosovare.
XS
SM
MD
LG