Ndërlidhjet

Klinton: Pajtimi me talibanët të mos dëmtojë të drejtat e gruas



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se çdo lloj procesi pajtimi mes qeverisë afgane dhe talibanëve nuk duhet të bëhet në kurriz të të drejtave të grave.

Klinton është takuar, të enjten në Uashington, me një delegacion të femrave afgane, që janë ministre. Klinton i premtoi delegacionit afgan më shumë ndihmë për shkollimin e vajzave, shëndetin e nënës, mbrojtjen e grave nga dhuna si dhe për forcimin e rolit të femrës në bujqësi dhe në ekonomi.
XS
SM
MD
LG