Ndërlidhjet

Tajlandë: Plagoset gazetari i “France 24”



Një gazetar i huaj që punon për televizionin francez, France 24, është plagosur në këmbë gjatë përleshjeve të sotme në kryeqytetin e Tajlandës.

Trupat tajlandeze qëlluan me armë zjarri dhe gaz lotsjellës protestuesit në Bankok. Prej disa muajsh kanë rifilluar protestat kundër qeverisë në Tajlandë.

Nga 12 marsi i këtij viti 30 persona janë vrarë e qindra të tjerë janë plagosur gjatë përplasjeve mes forcave të rendit dhe protestuesve.
XS
SM
MD
LG