Ndërlidhjet

Doris Pak: Rama pengon heqjen e vizave



Eurodeputetja Doris Pak e ka vlerësuar shqetësuese situatën aktuale politike në Shqipëri.

Doris Pak e ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se po pengon heqjen e vizave për Shqipërinë, dhe se ka një sjellje të pakuptueshme.

“Rama po mban peng vendin për partinë e tij. Por PS duhet të jetë kundër lëvizjes së fundit të liderit të saj”, ka thënë Pak lidhur me protestat në Shqipëri.

Ajo tha se situata e krijuar nuk zgjidhet në rrugë, por vetëm në Parlament.
XS
SM
MD
LG