Ndërlidhjet

Erdogan takon liderët e Greqisë



Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan zhvilloi sot bisedime me udhëheqësit e Greqisë në Athinë, me shpresë për përmirësimin e lidhjeve dypalëshe dhe bashkëpunimit ekonomik.

Duke folur gjatë takimit me presidenitn grek, Karolos Papulas, Erdogan tha se ai pret që vizita dy ditore të "jetë fillim për t'i vënë marrëdhëniet greko-turke mbi themel më të mirë".

Erdogan shoqërohet nga 10 ministra, të cilët marrin pjesë në takimin e këshillit për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Para nisjes për në Greqi, Erdogan e përshkroi vizitën të një rëndësie historike, dhe tha se do të mbështesë reduktimin e dyanshëm të shpenzimeve ushtarake.
XS
SM
MD
LG