Ndërlidhjet

Medvedev paralajmëron Teheranin



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev tha sot se Irani po e lëshon mundësinë për bisedime mbi programin bërthamor, para se të vendosen sanksionet e reja.

Medvedev i bëri këto komente në Moskë pas takimit me presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në fund të javës do të vizitojë Iranin.

"Shpresoj shumë se misioni i presidentit të Brazilit do të përfundojë me sukses. Kjo mund të jetë mundësia e fundit përpara se të miratohen masa të caktuara në Këshillin e Sigurimit", tha Medvedev.
XS
SM
MD
LG