Ndërlidhjet

Obama fajëson kompanitë e naftës



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama i ka kritikuar sot drejtuesit e kompanisë British Petroleum dhe firmat tjera të naftës, duke thënë se po krijojnë "spektakël qesharak" duke refuzuar që të marrin përgjegjësinë më derdhjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës

Drejtorët ekzekutivë të kompanive "British Petroleum", "Halliburton" dhe "Transocean" u paraqitën të martën para Senatit.

Obama tha se prioriteti aktual është ndërprerja e rrjedhjes së naftës, e cila pasoi shpërthimin e 12 prillit në platformën e naftës në Gjirin e Meksikës.

Por, presidenti gjithashtu i theksoi se në bazë të ligjeve amerikane, BP duhet të japë llogari për koston e katastrofës ekologjike.
XS
SM
MD
LG