Ndërlidhjet

Athinë: Greqia dhe Turqia bëjnë 'hap të madh përpara'



Greqia dhe Turqia e mbajtën sot takimin e parë të përbashkët të qeverive me shpresë për të përmirësuar lëdhjet dypalëshe dhe marrëdhëniet ekonomike.

Takimi në Athinë u kryesua nga kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, dhe ai grek, George Papandreu.

Në deklaratën e përbashkët, qeveritë e Greqisë dhe Turqisë thanë se është bërë një "hap i madh përpara" për të promovuar marrëdhëniet dhe për të ecur drejt "forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon".

Palët nënshkruan rreth 20 marrëveshje në fushën e turizmit, transportit, arsimit, energjisë, mjedisit dhe luftimit të imigrimit ilegal.
XS
SM
MD
LG