Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë trazirat në Bangkok


Të paktën tre persona kanë humbur jetën në përleshjet në mes të mbështetësve të opozitës dhe ushtrisë, të cilat kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm, njofton Fran Pres.

Përleshje ka pasur edhe në zonën e kontrolluar nga të ashtuaquajturat “këmisha të kuqe” të opozitës, në të cilën deri më tash nuk ka pasur trazira.

Sipas një të të huaji që banon në këtë lagje, ushtria ka hapur zjarr në “rreth 20 protestues”, të cilët ishin nisur në drejtim të ushtarëve duke mbajtur flamurin tajlandez. Ai tha se janë vrarë të paktën katër burra dhe një grua.

Që nga e premtja në mëngjes, në Bangkok kanë humbur jetën të paktën 16 persona dhe 141 të tjerë janë plagosur. Qeveria po përpiqet të shtypë rezistencën e pjesëtarëve të lëvizjes “këmishat e kuqe”, të cilët kërkojnë ndryshimin e Qeverisë.
XS
SM
MD
LG